Site icon Telegrafi

Basketboll: Përfundoi xhiroja e parë e IPKO Kupës

Favoritët kanë shënuar fitore në xhiron e parë të fazës së grupeve të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina dhe Peja nuk janë duke marr pjesë në këtë fazë të grupeve, pasi që janë inkuadruar direkt në pjesën e gjashtë skuadrave të fundit që do të luftojnë për këtë trofe.

Fitoren më të thellë e shënoi Bashkimi i Prizrenit, i cili deklasoi Malishevën me rezultatin 136:66. /Sporti1/Telegrafi/

Basketboll – IPKO Kupa e Kosovës në basketboll
Xhiroja e parë

Grupi A
Kastrioti – New Born 95:77

Fushë Kosova – Skenderaj 80:87

Grupi B
Vëllaznimi – Kosova 79-70

Bashkimi – Malisheva 136:66

Grupi C
Llapi – Kaçaniku 76:87

Drita – Ylli 95:64 

Exit mobile version