Site icon Telegrafi

Basketboll: Në prag të finales Sigal Prishtina dhe Trepça

Në Palestrën e sporteve “Karagaçi” takohen Peja dhe Trepça (ora 19:30) dhe në Prizren Bashkimi dhe Sigal Prishtina (ora 19:00).

Në takimet e para fitore kanë shënuar Trepça, respektivisht Sigal Prishtina, të cilët janë një hap larg finales.

Me fitore eventuale këto dy skuadra do të garojnë në betejën për titull të kampionit. Gara për titull do të zhvillohet në pesë ndeshje.

Ajo skuadër që shënon tri fitore shpallet kampion. Aktualisht kampion është Sigal Prishtina ndërsa fitues i kupës Trepça. /Telegrafi/

Exit mobile version