Telegrafi

Basketboll, Kosova U-20 mposht Maqedoninë

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës, arriti ta mposht në sekondat e fundit Maqedoninë, me shënimin e Valon Bunjakut, 66-64.

Maqedonasit gjatë pjesës së parë ishin në epërsi prej 10+ pikëve, derisa me mbrojtje të mirë dhe me sulme efektive, djelmoshat e trajnerit Jeton Nixha, e ulën epërsinë deri në 6 pikë dhe e përfunduan pjesën e parë me rezultat 41-35 në disavantazh.

Në pjesën dytë Kosova nisi furishëm lojës, dhe e dominoi tërë çerekun e tretë ku kaluan në epërsi derisa mbrojta e fortë e Kosovës, bëri që maqedonasit pikët e para të shënonin në 3 minuta para përfundimit të çerekut të tretë, kurse rezultati në fund ishte 51-50 për të tanët.

Në çerekun e fundit tempoja e lojës nuk ishte në nivel të lartë, por krejt në fund të ndeshjes, depërtimi i Bunjakut sjelli fitoren e rëndësishme të Kosovës.

Te Kosova U20, më i miri ishte padyshim Valon Bunjaku i cili luajti me 18 pikë 8 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Muhamedali Janjeva me 12 pikë të tjera, këta të dy ishin të vetmit me pikë dyshifrore.

Kosova tani është në garë për vend të nëntë në europë.