Site icon Telegrafi

Basketboll, Kosova renditet e 12-ta në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës e ka përmbyllur aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B në Oradea të Rumanisë në pozitën e 12-të.

Të dielën në mesditë, Kosova U-20 është mposhtur nga Hungaria me rezultat 78-53 në luftën për pozitat 11-12, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Përfaqësuesja jonë në Oradea i ka regjistruar pes humbje dhe trei fitore.

Disfatat i ka pësuar nga Kroacia, Hungaria, Portugalia, Holanda dhe së fundi sërish nga Hungaria, derisa ka shënuar fitore kundër Moldavisë, Irlandës dhe Maqedonisë.

Kampionati Evropian U-20 në Oradea të Rumanisë ka filluar më 14 dhe do të përfundojë më 23 korrik.

Exit mobile version