Siç pritej fitore të sigurta dhe të lehta kanë shënuar favoritët Sigal Prishtina, Peja dhe Trepça.
Kryeqytetasit mposhtën në fushë të vet Kosovën e Vushtrisë me rezultat 108-71, derisa Pejanët po si nikoqirë fituan ndaj Kolegjit Universi me rezultat 93-83. Trepça mori pikë të plota në udhëtim te Drita, të cilën e mposhti me rezultat 111-74.
Sonte në program është takimi i fundit i kësaj mesjave kur prej orës 18:00 do të përballen Futura – Bashkimi. Deri në përfundim të stinorit vjeshtor të këtij kampionati ka mbetur të zhvillohet edhe një xhiro. /Telegrafi/