Kampionia dhe fituesja e kupës Penza deklasoi Dritën duke e mposhtur me 50 pikë diferencë (101-51).
Fitore të lehta dhe të sigurta shënuan edhe Trepça dhe Sigal Prishtina. Ndeshja Gëzimi- Kastrioti u regjistrua me rezultat zyrtar 2-0.
Rezultatet:
Vëllaznimi – Trepça 25:58
Sigal Prishtina – Bashkimi 98:56
Penza – Drita 101:51
Gëzimi – Kastrioti 2:0 (rezultat zyrtar)
Në krye të tabelës është Penza me 24 pikë, para Trepçës dhe Sigal Prishtinës që kanë nga 20 pikë.
Në xhiron e 13-të , takohen: Gëzimi – Vëllaznimi, Bashkimi-Trepça, Drita – Sigal Prishtina dhe Kastrioti – Penza. /Telegrafi/