Site icon Telegrafi

Basketboll: Dy përplasje të rivalëve të mëdhenj

Në palestrën e sportive “Sezai Surroi” në Prizren nesër prej orës 19:00 Bashkimi pret Trepçën. Të dielën në pallatin “Minatori” në Mitrovicë në ora 19:00 ballafaqohen Peja dhe Sigal Prishtina. Në të dy këto përballje pritet lojë cilësore, rivalitet dhe shumë shikues.

Ndeshjet tjera, të cilat do të mbesin në hijen e kryendeshjeve janë Futura – Kolegji Universi (E shtunë, ora (14:00) dhe Drita – Kosova (D diel, ora 20:00).

Në BKT Superligën e femrave nesër dhe pasnesër në program janë ndeshjet e xhiros së shtatë. Të shtunën takohen Gëzimi – Penza (11:00), Kastioti – Sigal Prishtina (13:00) dhe Bashkimi – Vëllaznimi (16:30), derisa të dielën zhvillohet takimi i fundit i kësaj xhiroje Drita –Trepça (18:00). Bazuar në çiftet rivale në këtë javë nuk do të kemi ndonjë ndeshje derbi. /Telegrafi/

Exit mobile version