Telegrafi

Basketboll, afati kalimtar prej 10 gusht deri më 7 shtator

(Foto: basketbolli.com)

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se nga data 10 gusht do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendorë.

Faqja e FBK-së bën të ditur më tej se afati kalimtar do të mbyllet më 7 shtator.

Ndërkaq më 1 gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021.

Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën përkatëse elektronike.