12 gjyqtarë kosovarë të basketbollit e kanë filluar seminarin me ligjëruesin e FIBA-së, Gjorgji Piperkov, njofton Klan Kosova.
Piperkov tash e tre vjet punon për ngritjen e cilësisë në referim të vendeve në zhvillim.
Gjyqtarët thonë se këto seminare janë shumë të nevojshme.