Site icon Telegrafi

Baskebollisti i Barçës bëhet kosovar

Përfaqësuesja kosovare në basketboll, ka natyralizuar basketbollistin e parë. Bëhet fjalë për amerikanin e Barcelonës – Justin Doellman.

31-vjeçari Doellman ka lindur në Amerikë dhe aktivizohet në pozitën e alo-qendrës, ndërsa mund të luajë pa problem edhe në pozitat 3/5.

Është 205 centimetra i gjatë. Pra, bëhet fjalë për një lojtar tejet cilësor dhe me përvojë që pritet ta ndihmojë Kosovën, sidomos me prezencën e tij nën trapez.

Doellman shquhet po ashtu me precizitetin nga distanca.

Përveç Barcelonë, ais ka djersitur edhe fanellën e Valencisë, Manresa, Alicante, Loiret, Cholet etj. Ndërsa, është përzgjedhur lojtari më i mirë në Spanjë, në pesëshen më të mirë të Spanjës, lojtari më i mirë në Eurocup…

Exit mobile version