Site icon Telegrafi

Basisti i “Hari Mata Harit”, Zuber: Sheki Hoxha është mësuesi im, një nga autoritetet më të mëdha në Evropë

“Hari Mata Hari” është një grup i njohur muzikor nga Bosnje-Hercegovina.

I formuar në Sarajevë, grupi ka performuar mijëra koncerte dhe ka shitur pesë milionë albume.

E një ndër themeluesit dhe basistët e grupit, Zhelko Zubar ka vlerësuar lartë kitaristin kosovar, Shefqet Hoxha, i njohur si Sheki.

“Mësuesi dhe mentori im sërish dëshmon të jetë një nga autoritetet më të mëdha në këtë pjesë të Evropës !!”, ka komentuar Zubar në një video teksa shihet duke performuar Sheki.

Kujtojmë se vite më parë Zubar kishte zbuluar se moshën 18 vjeçare, Shekin e kishte mësues të parë të muzikës në kohën kur kitaristi ferizajas jetonte në Sarajevë.

Ndryshe, bendi boshnjak në vitin 2012 ka mbajtur një koncert në kryeqytetin shqiptar të Tiranës. /Telegrafi/

https://youtu.be/jqksxAEnrfE?t=2

Exit mobile version