Site icon Telegrafi

Basid Khalid largohet nga Prishtina, kalon te Teuta e Durrësit

Sulmuesi 23 vjeç, Abdul Basid Khalid, i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, ka vendosur të largohet pas tri vitesh.

Khalid me fanellën e Prishtinës ka bërë 105 paraqitje duke shënuar 30 gola të dhe duke dhënë 11 asistime.

Lojtar tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit.

“FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Khalid kishte bërë bujë kur në finalen e Kupës ndaj Dritës shënoi dy herë për t’ia dhënë fitoren Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version