Site icon Telegrafi

Bashkurti: Vazhdimi i dialogut, alternativa më e drejtë

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, e ka mirëpritur vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se në këtë drejtim janë vetëm dy zgjidhje: ose dialog për zgjidhjen paqësore të problemeve midis dy vendeve, ose krizë permanente, që nënkupton konflikt mes palëve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bashkurti ka vlerësuar se vazhdimi i dialogut është alternativa më e drejtë dhe më e dobishme.

Po, ai thotë se ka ardhur momenti që Kosova ta rishikojë tërë procesin e dialogut me Serbinë, duke kërkuar kështu nga BE-ja zbatimin e plotë të marrëveshjeve të firmosura deri më tani.

Bashkurti ka thënë se moszbatimi i marrëveshjeve e dëmton rëndë jo vetëm imazhin e Kosovës dhe Serbisë, por edhe të diplomacisë së BE-së.

Diplomati shqiptar i ka sugjeruar presidentit Hashim Thaçi të ndërtojë një proces të hapur të dialogut, transparent, bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës. Ai ka thënë se është koha të krijohet një format i ri i dialogut me shumë legjitimitet.

Exit mobile version