Telegrafi

Bashkohuni në kampionatin e themeluesve – Sfidës më të madhe botërore të bizneseve fillestare gjatë Webit.Festival 2019

Webit.Foundations për çdo edicion dhuron grante për 1500 biznese fillestare.

Ashtu siç e do tradita në 10 vitet e fundit, Webit i përzgjedh themeluesit më të mirë, prej më të mirëve, na të që ndryshe quhen lojërat e themeluesve të bizneseve.

Në këto lojëra janë disa raunde si prezantimet direkte, takimet sy më sy, mundësi të pjesëmarrjes në skenën e Webit etj.

Duek aplikuar sot mund të krijoni mundësinë për t’u lidhur me më shumë se:
– 500 investitorë
– mijëra partnerë e klientë potencial – liderë globalë të biznesit nga kompanitë Fortune 500
– 500+ gazetarë të akredituar

Një prej folësve kryesorë në këtë edicion të Ëebit do të jetë sipërmarrësi i njohur, Mark Cuban. Një investitor i shquar ky nga SHBA-të i cili bjen nga Shark Tank në Webit Festival e ku do të kalojë bashkë me mijëra pjesëmarrësit tjerë të këtij festivali tri ditë të pasura në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë edicion të Webit Festival do të keni mundësinë që të lidheni me mbi 500 investitorë, ku pjesmarrës do të jenë përfaqësues nga kompani të ndryshme si BMW, IBm, Intel, Qualcomm, Novartis, Microsoft e të tjera.

200 prej tyre janë antarë të Jurisë së Lojërave të Themeluesve dhe ata do të dëgjojnë pjesëmarrësit në skenë nëse do të jenë në mesin e bizneseve fillestare më të mira.

Një gjë për fund

Pesë prej bizneseve fillestare të përzgjedhura do të parakalojnë para auditoriumit prej 3600 njerëzish për titullin prestigjioz të Lojërave të Themeluesve, që do të shpallet top biznesi fillestar në Webit.

Aplikoni tani për t’iu bashkuar listës së pjesmarrësve të Webit Festival 2019. /Telegrafi/