Telegrafi

Bashkohuni koncertit bamirës të Korab Shaqirit dhe Gold Ag-it në Drenas (Foto)

Zemërgjerësia e këngëtarëve tanë po shfaqet gjithnjë e më tepër.

Pas Labinot Tahiri, edhe një kolegë i këtij të fundit ka marr një iniciativë bamirëse.

Bëhet fjalë për Korab Shaqirin, i cili së bashku Gold Ag dhe disa kolegë të estradës shqiptare, do të mbajnë koncert për të ndihmuar Denisin, transmeton Telegrafi.

“Ta ndihmojmë Denisin! Të mërkurën në Drenas. Ndihmo edhe ti”, ka shkruar Korabi në Instagram.

Ndryshe, Labi sot i ka dorëzuar rreth 200 mijë dollarë vëllait të Liridonës, të cilat do të shfrytëzohen për këtë të fundit. /Telegrafi/