Site icon Telegrafi

Bashkohu me ne – Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e Prishtina Marathon 2024

Prishtina Marathon 2024 është pothuajse këtu!

Më 22 shtator, Prishtina do të shndërrohet në një arenë të vërtetë garash, ku vrapuesit e të gjitha niveleve do të krijojnë një atmosferë të papërshkrueshme plot energji dhe pasion.

Për ata që duan të sfidojnë veten, mund të zgjedhin distanca të ndryshme si:

– 42 km, hartën mund ta gjeni këtu.

– 21km, hartën mund ta gjeni këtu.

– 10 km, hartën mund ta gjeni këtu.

– 5 km, harten mund ta gjeni këtu.

– Ndërsa fëmijët mund të shijojnë fun run prej 2 km.

Nëse ende nuk jeni regjistruar, tani është koha! Procesi është i thjeshtë dhe mund ta kryeni lehtësisht online, duke siguruar numrin tuaj të garës në pak minuta. Nga data 18-21 shtator, mund të regjistroheni edhe fizikisht tek Teatri Kombëtar i Kosovës, ku do të keni mundësinë të tërhiqni numrin e garës deri në ditën e eventit.

Gara do të filloj nga Teatri Kombëtar i Kosovës në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të kthejë rrugët e Prishtinës në një arenë të vërtetë sportive, duke krijuar momente të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Një falënderim i veçantë shkon për sponzorët tanë: ProCreditBank, Spar, Telegrafi, RTK, Ujë Rugove, 2U, Natural 100%, Golden eagle, Frutex.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij eventi, regjistrimi është i hapur dhe mund të regjistroheni duke klikuar këtu.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale Instagram dhe Facebook për të kuptuar më shumë informata rreth eventit

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi madhështor që do të sjellë së bashku komunitetin sportiv dhe do të promovojë një stil jetese të shëndetshëm dhe aktiv. 

Bëhuni gati dhe bashkohuni me ne për të vrapuar pa kufi nën magjinë e  Maratonës së Prishtinës 2024!

Exit mobile version