Morven Bryce nga Derbyshire e Anglisë, ishte pjesë e një turneu që u zhvillua gjatë muajit nëntor në Britani të Madhe, kur i humbi violina që kap vlerën e 40 mijë eurove.
Instrumenti John Dolworth 1996, është zhdukur në mënyrë misterioze nga bagazhi i autobusit, ndërsa nuk mund të thuhet se ishte vjedhur, transmeton Telegrafi.
“Shoferi ndaloi, sepse iu ndez drita që tregonte se është hapur dera e bagazhit, mund të ketë rënë dhe më pas u vjedh nga dikush”, ka shpjeguar Bryce.
Muzikantja ishte kthyer në hotel, duke menduar se e ka harruar, si dhe kontaktoi banorët e zonës, në përpjekje të mësonte nëse dinë diçka.
“Postova fotografitë në rrjetet sociale, me të dhënat e detajuara, por nuk kishte asnjë sukses. Më pas më këshilluan të kërkojë nëpër dyqane ku shesin gjëra të vjetra”, ka shtuar më tej muzikantja.
Ajo është befasuar pas disa ditësh, kur i arriti një e-mail nga një lokal që merret me objekte të vjetra, të cilët besonin se e kanë pikërisht atë violinë.
“Instrumentin e kishin shitur dy burra për vetëm 30 euro, disa ditë pasi mu zhduk. Jam shumë e lumtur, që më në fund jam bashkuar me të dhe mund të vazhdojë koncertet”, ka përfunduar Bryce. /Telegrafi/