Telegrafi

Bashkohet me të motrën e kthyer nga Siria: E kanë mashtruar kur ishte 17 vjeç (Video)

Në Kosovë, një grua u bashkua të hënën me motrën e saj, e cila kishte kaluar gjashtë vjet me ekstremistët në Siri.

Hidajete Delia priti orë të tëra jashtë një strehe për të kthyerit në Vranidoll afër Prishtinës dhe pastaj u lejua të takohej me motrën e saj 23-vjeçare, Dafina.

Hidajetja thotë se Dafina ishte “mashtruar” për të shkuar në Siri dhe ishte martuar me një burrë që ishte vrarë më vonë.

Dafina u kthye në Kosovë me dy fëmijët e saj.

“Motrën, 17 vjet kur i ka pas, e kanë mashtru. Ka shku andej. Një çikë e një djalë i ka. U kthy. Jena shumë të lumtur. Nuk po di me përshkru këtë gëzim, që u kthy”, thotë ajo.

Lexo po ashtu Disa gra të kthyera nga Siria po hetohen për pjesëmarrje në grupe terroriste (Video)

Shumë familje të tjera prisnin ndërkaq për t’u ribashkuar me të afërmit e tyre. Gjatë fundjavës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, 110 qytetarë të Kosovës u kthyen nga Siria.

Mes tyre ishin katër luftëtarë të huaj të dyshuar, 32 gra dhe 74 fëmijë. /VoA/