Telegrafi

Bashkohen familjarët e të pagjeturve (Video)

Bajram Çerkini e Milorad Trifunoviq, i pari shqiptar, e i dyti serb, u bënë me zyrë në Prishtinë.

Të dy janë përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, që do të punojnë nën kulmin e Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur.

Punën simbolikisht e nisën me apel ndaj institucioneve, që të angazhohen më shumë për të zbardhur fatin e mbi 1600 personave që mungojnë. /Klan Kosova/