Telegrafi

Bashkohen dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë

 Kompania “Bektel’Enka” ka rritur ritmet e punimeve edhe në sektore të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shume se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Kjo kompani gjatë dy viteve të fundit kishte punësuar rreth 4 mijë punonjes, duke vënë në funksion 1-mijë e 300 mjete të llojeve të ndryshme.

Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i Qeverise shqiptare është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Një vit me pare, gjate inspektimit të punimeve në këtë tunel, kryeministri Sali Berisha u shpreh se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptaret. Udhëtimi tek tuneli të rikujton legjendat e shkrirjes se maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptareve të mbarte një famë në mbarë Evropen, si kryeveper e njeriut”.

Tani kur eshte bashkuar njëri tunel, pritet që së shpejti brenda qeshorit të behet edhe përurimi i rrugës që ka nje gjatesi 170 kilometra nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do te mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtines dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-ore. /rtklive/