Telegrafi

Bashkohen donatorët për rininë

Sot fillon takimi koordinues në mes donatorëve për sektorin e rinisë në Kosovë.

Ky takim po bëhet me organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe OSBE-së.

Në këtë takim marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zëvendëskryeministri, Kujtim Shala, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger , shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad, përfaqësues të ambasadave, si dhe të organizatave ndërkombëtare që kontribuojnë në fushën e rinisë. /Telegrafi/