AIM bën të ditur se bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lisa Christophersen dhe Valery Galecki, e kanë përfunduar vizitën e tyre treditore në Maqedoni.
Pas përfundimit të angazhimit të tyre, bashkëraportuesit e kanë përshëndetur formimin e Qeverisë së re të vendit, duke shpresuar që kjo t’i jep fund krizës politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, përgëzohet angazhimi i Kryeministrit të ri, Zoran Zaev, për promovimin e qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Sipas tyre, vendin e presin shumë vështirësi të cilat mund të tejkalohen me reforma të shumta të cilat duhet të kenë mbështetjen e të gjitha forcave politike./Telegrafi/