Site icon Telegrafi

Bashkimit i largohen dy basketbollistë dhe drejtori sportiv pas protestave të ‘Arpagjik’ve’ (Foto)

Arlind Kaçaniku më nuk do të jetë drejtor i skuadrës së basketbollit të Bashkimit.

E gjithë kjo pas presionit dhe protestave të tifozëve të klubit prizrenas, të cilët ishin të pakënaqur me Kaçanikun.

”Arpagjik’t” kanë organizuar edhe një protestë dhe kanë paralajmëruar se nuk do ta mbështesin klubin nëse nuk do të ketë përforcime të reja, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu janë larguar malazezi Nikolla Koraç si dhe amerikani, Kayel Locke.

Bashkimi pas eliminimit nga liga ballkanike, në Superligë radhitet në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Protesta e tifozëve të Bashkimit
Exit mobile version