Skuadra e KB Bashkimit ditë para fillimit të stinorit të ri të Superligës, ka regjistruar edhe një lojtar të huaj në ekip.
Fjala është për amerikanin, Adrian Motley, të cilin prizrenasit e kanë paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Motley luan në pozitën e alos dhe ka qenë pjesë e Northwest Oklahoma Rangers në “NCAA 2” në pesë vjetët e fundit.
Në stinorin e fundit me Rangers, Motley ka pasur mesatare prej 33.1 minutash për ndeshje, duke pasur paraqitje prej 19.9 pikëve, 7.9 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve.
Motley do të jetë përforcimi i radhës i këtij stinori për Bashkimin pas dyshes vendore Samir Zekiqi e Urim Zenelaj si dhe të huajve, Ljubo Shamadan, Aleksandar Gruev dhe Jamir Rhashaad Hanner. /Telegrafi/