Telegrafi

Bashkimi triumfon si mysafir i Trepçës

Me rezultat 81-77, Bashkimi ka fituar si mysafir i Trepçës në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në duelin e zhvilluar në palestrën “Minatori”, vendasit e nisën më mirë takimin duke i shënuar pesë pikë më shumë në çerekun e parë të lojës (24:19).

Dhjetëminutëshi i dytë i takoi skuadrës mysafirë (25:28), mirëpo epërsia ishte e vendasve kur ekipet shkuan në pushim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

‘Minatorët’ regjistruan një pikë më shumë në fraksionin e tretë (20:19) duke bërë që fundi i takimit të ishte dramatik. Çereku i katërt u fitua nga mysafirët (8:15), të cilët e fituan edhe gjithë ndeshjen (81-77).

Në 28 ndeshje të zhvilluar në sezonin e rregullt, kampioni në fuqi ka regjistruar 15 fitore dhe 13 humbje, duk e siguruar vendin e katërt dhe ‘play-offin’.

Nga ana tjetër, Trepça ka përfunduar në vend të gjashtë me 13 fitore dhe 15 humbje. /Telegrafi/