Telegrafi

Bashkimi triumfon në udhëtim te Borea

Bashkimi ka regjistruar fitore prej 98-91 kundër Boreas në ndeshjen e zhvilluar në Pejë.

Çereku u parë ishte shumë i ngushtë, ndërkohë që mysafirët shënuan një pikë më shumë (26:27).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, dy skuadrat bënë përballje të barabartë dhe shënuan pikë të barabartë (20:20), ndërsa vizitorët shkuan në pushim me një pikë epërsi.

Kampioni në fuqi e bëri diferencën në çerekun e tretë, ku shënoi dhjetë pikë më shumë se kundërshtari (18:28).

Nikoqirët e fituan çerekun e katërt duke shënuar katër pikë më shumë (27:23), por nuk mjaftuan që ta fitonin ndeshjen.

Kjo ishte fitorja e tretë e Bashkimit që numëron edhe tri humbje dhe aktualisht pozicionohet në vend të tretë në tabelë.

Borea, nga ana tjetër, ka pësuar humbjen e katërt, ndërsa ka regjistruar vetëm dy fitore në gjashtë xhirot e para. /Telegrafi/