Site icon Telegrafi

Bashkimi triumfon në Prishtinë

Ndeshja ka qenë shumë e barabartë gjatë gjithë kohës dhe Bashkimi ka arritur që të fitojë atë krejt në fund duke treguar koncentrim në momentet e fundit.

Dyshja kroate Denis Vrsaljko dhe Josip Blajic kanë shënuar nga 27, përkatësisht 25 pikë, derisa te ekipi i Arben Krasniqit, Jeremy Price dhe Brandon Jenkins kanë qenë më efikas me 20, gjegjësisht 16 pikë të shënuara.

RTV 21 luan derbin lokal me Sigal Prishtinën xhiron e radhës, derisa Bashkimi pret Dritën në Prizren. /Telegrafi/ 

Exit mobile version