KB Bashkimi e ka mposhtur Trepçën në Prizren për të vazhduar serinë pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bashkimi ka dalë triumfues në këtë takim me rezultat 63:51, pra një epërsi prej 12 pikësh, solide për një derbi.
Bashkimi u përforcua me dy lojtarë cilësorë në prag të këtij takimi.
Bashkimi pas fitores në Sezai Suroi në Prizren ka lidershipin në tabelën e Superligës, teksa në fundjavë i shkon Rahovecit në Suharekë në mungesë të palestrës për klubin e rrushit. /Telegrafi/