Site icon Telegrafi

Bashkimi synon trofe

Skuadra prizrenase është OK, si në kampionatin vendor, ashtu edhe në Ligën Ballkanike. Njëri prej basketbollistëve më të mirë,

Granit Rugova, beson fuqishëm se ekipi portokalli do të vazhdojë me ritëm të njëjtë dhe në fund të sezonit, të festojë.

“Nga fillimi i sezonit kemi pasur besim në potencialin tonë. Kemi ushtruar shumë, me përkushtim maksimal, për të arritur deri këtu ku jemi. Mendoj se kemi ekip mjaft kompakt, jemi shumë të lidhur lojtarët në mes vete".

"Besoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm. Ne do të japim edhe më shumë, që në fund të stolisemi me ndonjë trofe”, deklaroi Rugova për “Zërin”.

Ai beson se nga janari, Bashkimi do të jetë më i fortë, ndërsa synon të shkojë sa më larg në BIBL. 

Exit mobile version