Site icon Telegrafi

Bashkimi synon fitore ndaj Pejës

Peja në ndeshje e parë shënoi fitore të vështirë përballë Bashkimit duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 104:99 për të dalë në epërsi prej 1:0 me ndeshje. Nga ana tjetër prizrenasit do të kërkojnë fitoren për të barazuar shifrat në 1:1 dhe për të vendosur finalistin në ndeshjen e tretë.

Kapiteni i Bashkimit, Valentin Spaqi, ka parashikuar një ndeshje të vështirë përballë Pejës. “Nuk është e lehtë të jesh pjesë e ‘play-offit’. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Shpresoj të kemi një përkrahje të madhe nga ‘Arpagjikët’ që për ne gjithmonë kanë qenë lojtari i gjashtë”, potencoi Spaqi.

Ndryshe Spaqi ka parashikuar një ndeshje me plotë presion duke besuar në aftësitë e bashkëlojtarëve të tij.

“Për ne është një presion më i madh se i Pejës. Por, sidoqoftë duke ditur karakterin e bashkëlojtarëve të mijë besoj që do të derdhin atomin e fundit në teren, sepse në Pejë ne jemi fitues moral të asaj ndeshje duke marrë parasysh përbërjen tonë me atë të Pejës”, përfundoi Spaqi. /Arena/Telegrafi/
 

Exit mobile version