Site icon Telegrafi

Bashkimi skuadra e dytë finaliste në Superkupën e femrave

Bashkimi mundi Prishtinën me rezultat 78:65 (23:13, 14:18, 25:13, 16:21), duke u kualifikuar në finale të Superkupës së Femrave.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen më mirë, ku në fillim krijoi epërsi prej nëntë pikësh, 16:9, dhe gjatë gjithë çerekun të parë ishte në epërsi, që e fitoi 23:13. Prishtinaset këndellen në periudhën e dytë, ku afruan rezultatin në 25:23, megjithatë prizrenaset kishin epërsi të lehtë dhe shkuan në pushim me rezultat 37:31.

Por, në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku krijuan epërsinë më të lartë në 22 pikë, 62:40, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:44. Prishtina u mundua në dhjetë minutat e fundit të rikthehet, megjithatë, nuk ia arriti qëllimit dhe Bashkimi triumfoi 78:65.

Te Bashkimi u dalluan Arbnore Përquku me 27 pikë e gjashtë asistime, Taliyah Hopkins me 16 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, kurse te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 19 pikë e 14 kërcime.

Finalja e madhe mes Penzës dhe Bashkimit zhvillohet të dielën nga ora 20:00.

Exit mobile version