Rahoveci ka pësuar për herë të parë këtë stinor.
Basketbollistët e drejtuar nga Mark Rodiqi, nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë Bashkimit të Prizrenit sot në Gjakovë, ku këta të parët luajtën duelin si vendas në mungesë të palestrës adekuate.
Bashkimi ka pasur epërsi të ngushtë pas çerekut të parë, 17-19, për ta ngritur atë në të dytën me 19-28, për fund të pjesës së parë 36-47.
Në pjesë të dytë ndeshja ka qenë pothuajse e njejtë për kah rezultati, ku Bashkimi të dyja çerekët (tre dhe katër) i ka fituar me nga 4 pikë dallim, për
përfundimtaren 73-92.
Më efikasi te Bashkimi në fitore ka qenë Samir Zekiqi, që ka shënuar 26 pikë, ndërsa pas tij kanë ardhur Aleksander Gruev 16, Adrian Motley 15 dhe Mikaile
Tmusic 14 të tjera.
Te Rahoveci më e×kasi sonte ka qenë Muhamed Hasani me 19 pikë, ndërsa Kyle Soviane ka përfunduar duelin me double double prej 15 pikëve dhe 10
kërcimeve, që po tregohet si përforcim i qëlluar i vreshtarëve.
Pas kësaj ndeshjeje, të dyja skuadrat aktualisht kanë bilanc 2-1. /borozani/