Telegrafi

Bashkimi shënon fitoren e tretë, nxjerr në shitje biletat vjetore

Klubi basketbollit Bashkimi ka shënuar edhe fitore e tretë në po aq ndeshje miqësore në Mal të Zi.

Prizrenasit kësaj radhe kanë shënuar fitore kundër skuadrës malazeze të Ulqinit me rezultat të ngushtë 74:72.

Më të dalluarit në këtë ndeshje ishin Gazmend Sinani dhe Kejuan Johnson, i cili luajti vetëm 20 minuta.

Gjithashtu me lojë të mirë u veçuan edhe Marko Popovic.

“Vlen të theksohet se portokallezinjtë kanë nxjerr në shitje biletat vjetore “Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se që nga nesër e Mërkurë (28.09.2016) do të dalin në shitje biletat vjetore!
Ato do të ndahen në dy kategori:
Bileta VIP – e cila do të kushtojë 70 euro dhe përfshin rezervimin e ulëses në parket gjatë gjithë stinorit të ri!
Bileta ULTRA VIP – e cila do të kushtojë 100 euro dhe përfshin rezervimin e ulëses në pjesën e sipërme të sallës përballë publikut dhe gjithashtu kjo biletë do të ketë dhe hyrjen e veçantë për personat që e posedojnë atë!
Të dytë kategoritë vlejnë për të gjitha ndeshjet që KB BASHKIMI i zhvillon si vendas në tri kompeticonet: Superliga e Kosoves,BIBL dhe Kupa e Kosovës!”, shkruan në njoftimin e klubit.