Site icon Telegrafi

Bashkimi sërish mbetet pa trajner, largohet edhe Koukouledis

Bashkimi ka mbetur pa trajner, e cila gjë është e treta herë gjatë këtij viti.

Klubi prizrenas ka mbetur pa trajner pasi që trajneri grek, Stratos Koukouledis është larguar prej klubit gjatë ditës së djeshme.

Portokallezintë në takimin e sotëm në kuadër të Ligës Ballkanike do t’i udhëheq ndihmës trajneri Ilmen Bajra.

Derisa Koukoulekidis ka thënë se nuk ka marrë rrogën, drejtuesit e ekipit kanë thënë se ai ka ngritur kërkesat pas disa rezultateve të mira, e cila gjë ka bërë që të shkëputet marrëveshja.

Kjo ka bërë që brenda një sezoni “Arpagjik’t” të shkëpusin kontratat me tre trajnerë, ku në të kaluarën është larguar Petar Milovic dhe më pas Fotis Takianos.

Ndryshe, Bashkimi zë vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare të Kosovës ndërsa bën gara edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version