Telegrafi

Bashkimi rikthen Yll Kaçanikun para derbit ndaj Pejës

Skuadra e Bashkimit ka shtuar forcë të re në përbërjen e saj, para derbit kundër Pejës.

Borozani ka mësuarqë portokallezinjtë kanë arritur marrëveshje me ish basketbollistin e tyre, Yll Kaçanikun, i cili do t’i bashkohet skuadrës në ndeshjet e ardhshme.

Kjo do të jetë hera e dytë që Kaçaniku do ta vesh fanellën e Bashkimit, ngaqë basketbollisti ishte transferuar te Bashkimi edhe në janar të këtij viti, mirëpo vetëm pas dy javëve u largua nga Prizreni pasi kishte gjetur angazhim te skuadra turke, Istanbulspor.

Bashkimi ditë më parë ishte përforcuar edhe me dy basketbollistë të tjerë të huaj, Eric Palm dhe Ermin Jazvin.