Site icon Telegrafi

Bashkimi rikthehet në pjesën e dytë për ta mposhtur Lipjanin

Skuadra e Bashkimit është kthyer në pjesën e dytë të takimit kundër Lipjanit për të fituar me rezultat 82-77 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”.

Mysafirët e nisën më mirë sfidën duke shënuar pesë pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (19:24).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, Lipjani bëri paraqitje më të mirë (17:21) duke shkuar në pushim me avantazh prej nëntë pikësh (36-45).

Mirëpo, pas pauzës, në fraksionin e tretë të lojës, prizrenasit bënë një rikthim fantastik duke shënuar tetë pikë më shumë se kundërshtari (27:19).

Nikoqirët e fituan edhe çerekun e fundit të lojës (19:13) duke e fituar edhe takimin në përgjithësi (82-77).

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë e Bashkimit në këtë fillimsezoni, pasi kampioni në fuqi ka pësuar në tri ndeshje.

Nga ana tjetër, skuadra e promovuar e Lipjanit e ka regjistruar humbjen e katërt, ndërkohë që ka arritur vetëm një fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version