Site icon Telegrafi

Bashkimi po rikthehet

“Unë me këto tri transferime të cilat i kemi bërë deri më tani jam shumë i kënaqur. Por shumë shpejt do të përforcohemi edhe me dy lojtarë të huaj një në pozitën qendër dhe tjetrin në pozitën dy. Jemi në bisedime me disa lojtarë por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Pres që këto ditë të arrijmë ndonjë marrëveshje”, u shpreh fillimisht Kaçaniku për Arenën.

Ai ndër të tjera tha do të shikojnë mundësinë të sjellin edhe dy apo tre lojtarë vendorë, të cilët luajnë në Shqipëri. “Jemi duke shikuar mundësin të sjellim edhe dy apo tri përforcime vendore. Më shumë jemi të përqendruar në Shqipëri, dhe mundësit që të sjellim dy apo tre lojtarë janë shumë të mëdha”, deklaroi Kaçaniku. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version