Klubi i basketbollit, Bashkimi është mposhtur në përballjen e parë miqësore.
Prizrenasit nuk kanë mundur të triumfojnë kundër skuadrës Sutjeska, ku pësoi humbje me rezultat 84-70.
Boris Labovic i Sutjeskës me 19 pikë ka qenë lojtari më efikas në ndeshje, ndërsa amerikani i tyre Hubs dhe Cvorovic kanë shtuar nga 11 pikë të tjera në fitore.
Sonte, mbyllet turneu Ljubo Jovanovic, ndërsa dueli nis në ora 19:00 ku Bashkimi ndeshet me Lovcenin (Llovçen).
Njoftimi i Bashkimit ka bërë të ditur se trajneri i ri i skuadrës ka angazhuar të gjithë basketbollistët në dispozicion.