Site icon Telegrafi

Bashkimi pëson humbje në Bullgari

Prizrenasit ishin mysafir në Bullgari tek skuadra Levski 2014, ndërsa janë mposhtur me rezultat 77:60.

Vendasit gjatë gjithë takimit ishin më të mirë se skuadra kosovare, duke përfunduar çerekun e parë me dy pikë epërsi 16:14.

Në çerekun e dytë me një mënyrë u vendos ndeshja, pas Levski triumfoi me epërsi prej nëntë pikëve 21:12 dhe shkoi në pushim me rezultat të përgjithshëm 37:26.

Bashkimi nuk arriti për asnjë moment ta rrezikoj fitoren e vendasve, të cilët edhe në 10 minutëshin e tretë triumfuan me 22:17.

Çereku i katërt ishte më i barabartë por në fund përsëri triumfuan vendasit me rezultat 18:17.

Lojtarët më efikas për Bashkimin në këtë takim ishin Waller me 15 pikë, Bussey me 13 dhe Gerti Shima me 11 sosh.

Kjo ishte humbja e dytë e Bashkimit në BIBL, ndërsa ka një fitore ndaj Pejës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version