Site icon Telegrafi

Bashkimi përsëri në bojkot

“Stërvitja të hënën nuk është mbajtur për shkak të problemeve me paga. Atyre iu kanë më shumë se dy muaj borxh dhe lojtarët nuk kanë stërvitur. Është mbajtur një mbledhje dhe është vendosur që pa iu shlyer borxhet të mos dalin në stërvitje”, ka thënë ky burim në klubin prizrenas.

Gjithnjë sipas këtij burimi lojtarët e trajnerët janë të vendosur se pa iu shlyer borxhet të mos stërvitin. Këto probleme i kishin edhe para ndeshjes me Besën të dielën, por kanë pritur deri të hënën dhe as të hënën nuk iu janë shlyer obligimet. Bashkimi edhe më herët ka pasur probleme financiare. /SportPlus/Telegrafi/ 

Exit mobile version