Prizrenasit kanë qenë më të mirë se pejanët në fund të takimit, përkundër se Besa arriti të barazojë rezultatin në fund të pjesës së parë në 36-36.
Mirëpo, në pjesën e dytë Bashkimi nuk e lëshoi më avantazhin për të fituar në fund me 11 pikë dallim.
Bashkimi tash gjendet në pozitën e tretë me 15 pikë, derisa Besa është aktualisht e gjashta me 13 pikë të tubuara.
Sa i përket pikëve të shënuara, më i dalluari te ekipi prizrenas ishte Denis Vrsaljko me 18 pikë të shënuara, derisa te Besa u dallua David King me 14 pikë të shënuara. /Telegrafi/