Bashkimi dhe Sigal Prishtina do t’i kenë përballjet e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike
Gjersa Bashkimi sonte në Kumanovë të Maqedonisë do të kërkojë fitoren e parë të stinorit si mysafir në BIBL, në anën tjetër prishtinasit do të kërkojnë fitoren e parë.
Ekipi prizrenas ka arritur dje në Kumanovë dhe ka zhvilluar stërvitjet para ndeshjes, ndërsa sot me fillim nga ora 17:00 në Palestrën e Sporteve të Kumanovës ndeshet me liderin e Grupi A të BIBL.
Sigal Prishtina në dispozicion ndaj Teodos sonte do të ketë vetëm 8 lojtarë, por kjo nuk e ndalë besimin e bardhekaltërve që të kërkojnë fitoren e dytë me radhë në BIBL, transmeton borozani.
Së paku kështu ka thënë trajneri i skuadrës, Jeronimo Sarin, që ka bërë të ditur se Andreë Laërence ka nisur stërvitjet me skuadrën dje, ndërsa ekipi duhet të improvizojë derisa të vinë përforcimet e reja.
“Nuk ka kohë për anekesa. Kështu si jemi duam të fitojë dhe të arrijmë në fazën e dytë të BIBL,” ka thënë Sarin për faqen zyrtare të FBK-së dje.
Sigal Prishtina pret Teodon e Malit të Zi prej orës 19 sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.