Telegrafi

Bashkimi pa dy lojtarët kryesor dhe trajnerin e ri synon fitoren e dytë në Ligën Ballkanike

Loja e vetme në Ligën e Ballkanit sonte do të zhvillohet mes KK Kozuv dhe Bashkimit.

Ndeshja do të luhet në Gjevgjeli dhe do të transmetohet LIVE në YouTube dhe SportMedia.tv.

Të dyja skuadrat aktualisht kanë vetëm nga një fitore dhe do të përpiqen të arrijnë te fitorja e dytë.

Bashkimi deri më tani ka tetë humbje që është dy më shumë se Kozuv dhe ka humbur mundësitë për Final Four.

Kjo do të jetë edhe hera e parë që trajneri i mirënjohur kroat, Jeronimo Sarin që do të udhëheq portokallezinjtë në garë ndërkombëtare.

Prizrenasit janë të hendikepuar pasi koshashënuesi më i mirë i tyre, Jordan Capps dhe përforcimi më i ri, Drilon Hajrizi janë të lënduar dhe nuk kanë udhëtuar në Gjevgjeli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bashkimit

Kjo do të hapë derën për lojtarët e tjerë që të kenë disa minuta në parket, por duhet të 100 për qind të gatshëm. Martin, Karanezi, Haney dhe Wofford-Humphrey do të përpiqen t’i sigurojnë fitoren e dytë nënkampionit të kësaj gare. Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të startojë në ora 17:30. /Telegrafi/