Që në fillim të sfidës së zhvilluar në “Sezai Surroi”, nikoqirët u treguan më të mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:10.
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në dhjetëminutëshin e dytë, në të cilin shënuan 29 pikë, ndërsa kundërshtari realizoi 14 pikë.
Plot 23 pikë Bashkimi i shënoi në çerekun e tretë, kurse Kerasani vetëm katër sosh.
Edhe në dhjetëminutëshin e fundit vendasit ishin më të mirë (27:11), ashtu që e mbyllën sfidën me 62 pikë diferencë.
Në ndeshjen tjetër, Golden Eagle Ylli ka fituar përballë Vëllaznimit me rezultat 68-42. /Telegrafi/