Bashkimi ka regjistruar fitore me epërsi bindëse (106-85) si mysafir i skuadrës së Rahovecit.
Skuadra mysafire bëri paraqitje më mirë në çerekun e parë, në të cilin shënoi 13 pikë më shumë se kundërshtari (15:28).
Në dhjetëminutëshin e dytë, vendasit u rikthyen për të fituar me pesë pikë avantazh (31:26), mirëpo ekipi prizrenas shkoi në pushim me tetë pikë më shumë (46-54).
Pas gjysmës së dytë, Bashkimi vazhdoi të luante mirë dhe jo vetëm që e mbronte rezultatin, por edhe e thellonte avantazhin.
Dhe kur gjyqtari dha fishkëllimën e fundit, epërsia e mysafirëve ishte plot 21 pikë.
Bashkimi është i dyti në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll me 29 pikë të arkëtuara, pesë më pak se lideri Sigal Prishtina.
Nga 17 ndeshje të zhvilluara, skuadra nga Prizreni i ka regjistruar 12 fitore dhe pesë humbje.
Rahoveci numëron nëntë fitore dhe tetë humbje nga 17 ndeshje të zhvilluara dhe mban vendin e katërt në tabelë me 26 pikë. /Telegrafi/