Site icon Telegrafi

Bashkimi në kërkim të fitores së parë

Bashkimi, të martën (sot, 18:00) luan ndaj ekipit bullgar në kuadër të xhiros së tretë të Grupit C, të fazës së dytë të BIBL-it, shkruan sot Koha Ditore.

Mijoviq ndeshjen ndaj Beroes e ka përshkruar si shumë të rëndësishme, meqë Bashkimi është ekipi i vetëm në grup që nuk ka regjistruar fitore. Renditet në pozitën e fundit, me dy pikë që i ka mbledhur nga humbjet me Teodon në shtëpi dhe Mornarit në udhëtim.

Dy skuadrat e para të këtij grupi kualifikohen në gjysmëfinale të BIBL-it, ku do të përballen me dy ekipet e para të Grupit D. Bashkimi këtë edicion ka debutuar në BIBL, kurse në fazën e dytë ka avancuar falë pesë fitoreve në tetë ndeshjet të fazës së parë.

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Beroe është një ekip i fortë, i cili ka precizitet të lartë dhe në rotacion ka një grup prej dhjetë lojtarësh", është shprehur Mijoviq.
 

Exit mobile version