Atë që nuk e arriti sezonin e kaluar për shkak të humbjes në çerekfinale nga Ylli, skuadra e Bashkimit e arrin këtë sezon.
Në përballjen e zhvilluar në “Sezai Surroi”, Bashkimi ka mposhtur Dritën me rezultat 91-54.
Ndeshja u dominua nga vendasit që nga çereku i parë, i cili u mbyll me rezultatin 20-16. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 46-27.
Kështu pas Pejës dhe Trepçës, Bashkimi bëhet skuadra e tretë e cila kalon në Final Four.