Bashkimi në “Sezai Surroi” sonte kërkon që të vazhdojë formën e mirë që e ka kapur me 3 fitore radhazi në Grupin A të Ligës Ballkanike
Ekipi prizrenas që ka bilanc aktual 3-4, i del përballë ekipit bullgar që ka bilanc 4-2 pas 6 ndeshjeve. Ndeshja nis sonte në ora 19:00.
Dueli tjetër zhvillohet në Kumanovë. Sigal Prishtina është mysafire atje dhe luan ndaj Kumanovës. Bardhekaltërit ia shkaktuan humbjen e parë në Grupin A Kumanovës, transmeton borozani.
Sigal Prishtina është mbrojtëse e titullit në BIBL dhe kërkon të tregojë forcën e saj sonte si mysafir, ndërsa ekipit së fundi i janë larguar disa lojtarë të huaj.
Ndeshja nis gjithashtu në ora 19 sonte.