Në radhët e RTV21 lojtari më efikas ishte Tray Hampton me 16 pikë, Brendon Jenkins me 15 dhe Keith Gabriel me 13 pikë. Peja ashtu siç pritej e ka deklasuar Kastriotin duke e mposhtur me rezultat 115:78 dhe duke dëshmuar se është skuadra e vetme e cila mund ta përcjell Sigal Prishtinën në hap.
Është pritur me kërshëri paraqitja e përforcimit më të ri, Teo Simoviç, i cili ka lënë përshtypje solide duke shënuar 16 pikë. Trepça është duke u këndellur pas telasheve në fillim të edicionit dhe kjo është vërejtur edhe në ballafaqim me Besën, të cilin mitrovicasit e fituan me rezultat 97:73.
Ndeshja më joshëse dhe më e paqartë u zhvillua në palestrën e mbushur me shikues në Gjilan kur pas një drame të vërtetë Bashkimi shënoi fitore.Rezultatet: RTV 21 – Sigal Prishtina 72:91, Trepça – Besa 97:73, Kastrioti – Peja 78:115, Drita – Bashkimi 81:82. Renditja: Sigal Prishtina 14 pikë, Peja 13, Drita e Bashkimi nga 11, Trepça 10, RTV21 9,Besa e Kastrioti nga 8 pikë. /Zëri/Telegrafi/