Prizrenasit ishin mysafirë të Teodos, dhe kanë pësuar humbje të ngushtë me rezultat 63-60.
Kosovarët ishin dukshëm më të mirë në çerekun parë ku e mbaruan me rezultat 21-13.
Në çerekun e dytë vendasit u këndellën dhe arritën fitore me tetë pikë epërsi 17-9, duke iu afruar në rezultat portokallinjve.
Çereku i tretë ishte vendimtar për fitoren e Teodos, pasi e mbaruan këtë çerek me 10 pikë epërsi 22:12.
Në çerekun e fundit Bashkimi u mundua të kthehet në lojë por ishte e kotë, edhe pse këtë 10 minutësh të fundit e fituan me 11:18, por në fund rezultati përfundimtar ishte 63:60 për vendasit.
Koshashënuesi më i mirë për vendasit ishte Johnson me 16 pikë ndërsa për Bashkimin, Walker realizoi 21. /Telegrafi/